Jetën e Muambas e shpëtoi tifozi!

Jetën e lojtarit të Boltonit Fabrice Muamba e ka shpëtuar një tifoz. Mediat angleze publikojnë këtë lajm sipas të cilit është një tifoz i Tottenhamit ai që i ka shpëtuar jetën Muambas.

Një tifoz i quajtuar Andriu Diner me profesion konsulent kardiolog ishte në mesin e tifozëve kur e pa se Muamba u rrëzua për toke, për tu futur në fushë me vrap nga tribuna.

Pikërisht Diner thuhet se e ka mbajtur në jetë Muamban duke e ndihmuar procesin e rifrymëmarrjes.

Aktualisht Muamba gjindet në spitalin Londrës dhe gjendja e tij thuhet se ka përmirësime.