Milanit iu anulua një gol në takimin e shumëpërfolur të javës së kaluar, në të cilin Ibrahimovic nuk luajti për shkak të suspendimit.
“Ne merituan ta fitonim ndeshjen ndaj Juventusit, por ndjehem mirë, dhe skuadra po funksionon për mrekulli”, ka thënë Ibra për Sky Sport Italia.
Më pas ai ka folur edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 4-0, duke thënë se pret që të martën skuadra ta konfirmojë kualifikimin në çerekfinale.





