Milani të mërkurën në San Siro do ta presë kampionin në fuqi të Evropës në kuadër të çerekfinales së kësaj gare, dhe suedezi ka paralajmëruar skuadrën e tij të mos shikojnë vetëm kah sulmuesi argjentinas.
“Unë po kaloj një sezon të përkryer dhe jam i vendosur të vazhdoj. E di se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Barcelonës”.
“Ka më shumë se sa vetëm Messi në lojën e tyre, ngjashëm si edhe Milani që nuk është krejtësisht Ibrahimovic. Ata janë skuadra më e mirë në botë. Ne nuk kemi çfarë të humbasim dhe presioni është në Barcelonën”, ka thënë Ibra për Corriere dello Sport.





