Pastaj Ronaldo vazhdoi - "E fituam 3-0 atë ndeshje, unë shënova të parin, pastaj Albert shënoi golin e dytë me kokë dhe goli i tretë ishte impresionues për të gjithë. Albert doli përballë portierit, unë isha duke vrapuar përballë tij, ai e kaloi edhe portierin dhe gjithçka që i duhej atij ishte të shënonte në portën e boshatisur. Por, ai pasoi tek unë dhe unë shënova. Unë u pranova në akademi. Pas ndeshjes, u takova me të dhe e pyeta: "Pse?" dhe ai mu përgjigj: "Ti je më i mirë se unë!".
Shumë gazetarë shkuan tek shtëpia e Albertit dhe e pyetën atë nëse kjo ngjarje ishte e vërtetë. Ai e konfirmoi. Ai gjithashtu tha se karriera e tij si futbollist përfundoi pas asaj ndeshje dhe se tani është i papunë. ‘ Por si e keni ndërtuar këtë shtëpi kaq të madhe, dhe keni një veturë? Ju dukeni si një njeri i pasur. Ju gjithashtu e mbani familjen tuaj... Nga vjen e gjitha kjo? ‘ Alberti me shumë krenari u përgjigj: "Është nga Cristiano!"





