Në ndeshjen e të shtunës, peruani e ndoqi portierin kundërshtar drejt këndit dhe në momentin kur e kuptoi se nuk mund ta merrte topin e goditi atë në këmbë.
Guerrero u përjashtua automatikisht me karton të kuq, ndërsa Hamburgu e humbi atë ndeshje me rezultat 0-4.
Drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen, ka thënë se dënimi është shumë i lartë dhe se klubi ka bërë ankesë për vendimin e Komitetit disiplinor të DFB.





