“Unë nuk ndihem i obliguar që të them ‘po’ për rinovimin, por nuk dëshiroj që këto polemika të vazhdojnë. Kur të ketë ndonjë vendim, ju do të jeni në dijeni.k Unë nuk kam vënë ndonjë afat mbi këtë”.
“Shpeshherë takohem me presidentin Rosell. Shpeshherë në qendrën stërvitore, në shtëpi, në restorant, kudo që e shoh. Takimet janë të mira gjithmonë.
“Unë kujdesem shumë për klubin dhe është privilegj të punoj me këta njerëz. Unë jap gjithçka, dëgjoj dhe ai pyet për mendimin tim. Unë nuk kam ankesa, ata gjithmonë janë sjellë mirë me mua”, u shpreh Guardiola.





