Ndeshja Karagua - Aragua (2-0) në kampionatin e Venezuelës ka dhuruar një ndër golat më të bukur që është realizuar ndonjëherë.
Mesfushori 26-vjeçar me tipare sulmuesi nga një kombinim me shokët e skuadrës në të 20-ën merr topin nga mesi i fushës dhe arrin të triblojë 4 lojtarë të skuadrës kundërshtare dhe më pas goditja që ai bën brenda zonës së portierit kalon edhe tri mbrojtësit duke përfunduar në rrjetë.
Aksioni dhe goli i Hose Mezës është realizuar brenda 9 sekondave, pra tri sekonda më i shpejtë se goli i Maradonës, të cilin argjentinasi e shënoi kundër Anglisë në Kampionatin Botëror të vitit 1986-të.
Ky është i treti gol i ngjashëm pas atij të shënuar nga ylli i Barcelonës, Lionel Mesi.





