Gëzuar Datëlindjen i dashur zoti Naum Prifti

I dashur miku ynë, zoti Naum Prifti!
I dashur shkrimtari ynë i nderuar i Letërsisë Shqipe!
I nderuar bashkatdhetar, prind, mësues, koleg, i urti, gojëmbël, fjalëpak, mendjendritur... zoti Naum Prifti.
Në këtë 7 mars 2012 j'u urojmë familjarisht:


GËZUAR DATËLINDJEN

Urojmë ditë të tjera të bardha të keni dhe të gëzoni në ditët dhe vitet që do të vijnë.
Zemra j'u gëzoftë dhe j'u këndoftë përherë.
Gëzimi dhe lumturia qofshin përherë mes jush në familjen tuaj të nderuar, me bashkëshorten tuaj fisnike, zonja Rina, tri vajzat tuaja, nipërit, mbesat gjithë të dashurit që j'u rrethojnë, miqtë, shokët, kolegët, bashkatdhetarët...
Me krijimtarinë tuaj letrare të pasur dhe të pashtershme që na ke dhënë për vite e vite me radhë, keni qenë dhe mbeteni përherë nderi dhe krenaria e Letërsisë Shqipe, nderi dhe krenaria e çdo shqiptari.
Ne shqiptarët i dashur zoti Naum, jemi me fat që Kombi ynë ka nxjerrë shkrimtarë të kalibrit tuaj, që me të drejtë zini vendin e nderit që j'u takon ndër kollosët e letërsisë sonë.
Nuk po zgjatem shumë në këtë urim për Ju i dashur mik, sepse është vepra juaj madhore ajo që flet më shumë sa ç'mund të shkruhet...
Edhe njëherë j'u urojmë gëzim, lumturi, dritë, mbarësi... të keni në jetë dhe në familje.

Me dashuri
Miqtë e tu, Pierre-Pandeli Simsia, bashkëshortja ime dhe dy djemtë e mi.
 
 
                            Bashkëshortët Rina dhe Naum Prifti
 
 
 
BIBLIOGRAFI E VEPRAVE TË NAUM PRIFTIT
(Pa ribotimet)
Vëllime me tregime
  1. Tregime të fshatit Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1956
  2. Lëkura e Ujkut Biblioteka e Hostenit Tiranë 1958
  3. Çezma e Floririt Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1960
  4. Një pushkë më shumë (Ribotuar më 1965) Shtëpia Bot. N. Frash. Tiranë 1962
  5. Tregime NShB NF (Pesë tregime) Tiranë, 1962
  6. I Hrisovisi (3 tregime nga Çezma e floririt, greqisht) Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Shtypur nga tipografia “Filia” Gjirokastër, Tiranë 1962
  7. The Wolf’s Hide (Lëkura e Ujkut, -Anglisht) Përkthyer nga Peter Prifti Shtëpia Botuese 8 Nëntori Tiranë, 1962
  8. The betrothed (E fejuara – anglisht). Botuar në Kinë nga Komiteti i Kulturës për
Marrëdhënie me Botën e Jashtme 1965.
  1. Litar i zjarrtë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1969
  2. Tregime të zgjedhura Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1972
  3. Njerëz të kësaj toke Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1979
  4. Njëqind vjet Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1982
  5. Tre vetë kapërcejnë malin Rilindja Prishtinë, 1983
  6. The Golden Fountain (Çezma e Floririt,- Anglisht) Përkthyer nga Peter Prifti Botim Camaj- Pipa, Shkodër, 1998
  7. Nëna e diellit (Mite-legjenda-përralla) Horizont Tirane, 2000
  8. Yjet ndritin lart (Novela) Dukagjini Pejë, 2002
  9. As Miço – As Muço (Tregime dhe skica humoristike) Toena Tiranë 2003
  10. Grinding of the Soul East European Monographs Colorado USA 2009
Novela dhe vëllime me tregime për të rinj
(Pa llogaritur ribotimet)
  1. Cikoja dhe Beni -Novelë- (Ribotuar 5 herë) Shtëpia Botuese Naim Frashëri
Tiranë 1962
  1. Rrëfime dhe legjenda për Skenderbeun - Shtëpia Botuese Naim Frashëri - Tiranë 1968
  2. Mythoi kai thrilloi gia to Skentermpei (Rrëfime dhe legjenda për Skenderbeun - greqisht) Shtepia Botuese 8 NentoriTirane, 1970
  3. Tregime te zgjedhura për fëmijë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1977
  4. Si ylber që vezullon Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1986
  5. Erë mali – Erë fushe Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1988
  6. Ciko (Tseeko) and Beni (Cikoja dhe Beni - anglisht) Shtëpia Botuese 8 Nëntori Tiranë, 1988
  7. Pas Abetares (ribotuar 2 herë) Shtëpia Botuese Toena Tiranë, 1998
  8. Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun - Botim nga Libri Shkollor Prishtine 1998
  9. Kërkohet një thesar Shtëpia Botuese Erik Tiranë, 2001
  10. Ndjekësi i kuajve Shtëpia Botuese Erik Tirane, 2002
  11. Pas Abetares (E plotësuar) Sh.B. Isuf Baça Tiranë, 2003
Përralla
  1. Pika e Ujit Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1968
  2. Pika e Ujit Shtëpia e Librit Shkollor Tiranë, 1975
  3. Ketri s’do të shkojë te dentisti 1. (Seria e përrallave 1-8) Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1973
  4. Arushi që shkruante me dorën e majtë 2. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1974
  5. Peliçja e kunadhes 3. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1974
  6. Gara e Drerit 4. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1975
  7. Këpuca që ra në det 5. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1974
  8. Zogu i vogël këmbëverdhë 6. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1975
  9. Doktor Ariu 7. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1975
  10. Cinxëri këngëtar 8. Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1975
  11. I ververitsa dhen thelei na paei ston odhontojiatro (Ketri s’do të shkojë te dentisti, -greqisht) Shtepia Botuese 8 NentoriTiranë 1975
  12. Arushi që nuk bënte banjë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1977
  13. Lejleku që thante kënetat Shtëpia Botuese Naim Frasheri Tiranë 1977
  14. Ketri ndihmon shokun Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1977
  15. Luluja mban gishtin në gojë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1978
  16. Lindushi parashutist Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1978
  17. Ketri Fik mbjell karamele Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1978
  18. Te stasioni pyjor Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1979
  19. Lepurushja gatuan një ëmbëlsirë Sht. Botuese Naim Frashëri Tiranë 1979
  20. Lulemjeshtri (dhe Venusha) Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1984
  21. Përralla për një muaj Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë 1988
DRAMA - KOMEDI
  1. Rrethimi i bardhë - Botuar te revista NENDORI 1962. Me këtë dramë u përurua Teatri profesionist “Skampa” i Elbasanit. Regjisor Lec Shllaku, skenograf Fatbardh Marku. Po atë vit u vu në skenë në Teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, regjisor Piro Mani (1964). Pedagogu-regjisor Kujtim Spahivogli e inskenoi me dy grupe studentësh të vitit IV në Institutin të Arteve si punë diplome. U shfaq në Teatrin Popullor me dyer të mbyllura në prani të pak njerëzve, për shkak se Enver Hoxha që e pa shfaqjen në teatrin e Korçës, e damkosi si dramë të gabuar nga ana ideore.
  2. Mulliri i Kostë Bardhit - U botua së pari te Buletini “Teatër” i Shtëpisë Qëndrore të Krijimtarisë Popullore. Amatorët e Uzinës Dinamo dhe ata të Uzinës Enver e shfaqën në Olimpiadën e teatrove amatore të Tiranës - 1969. U vu në skenë në Teatrin “A. Moisiu” të Durrësit, me regji të Pandi Stillut dhe Vangjel Hebës, skenograf Zef Ujka. Mbi bazën e dramës u hartua opera “Zgjimi,” libreti nga Mirosh Markaj (Misto Marko), kompozuar nga Tonin Harapi, luajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit. U botua në kollanën e dramave nga Shtëpia Botuese Naim Frasheri, Tiranë, 1971
  3. Dasmë pa nuse – komedi – U vu në skenë së pari nga Instituti i Arteve me regji të Drita Agollit dhe Miho Gjinit. U luajt me sukses nga Teatri i Vlorës duke arritur një numër rekord mbi njëqind shfaqje. Mbi bazën e komedisë u ndërtua skenari i komedisë muzikore “Fejesa e Blertës.” U botua në serinë e dramave dhe komedive nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1969
  4. Plumbat e shkronjave – dramë. U vu kenë nga Teatri “Bylis” Fier, regjisor Petrit Tuna. Regjisor Sotiraq Çili e vuri me trupën e teatrit “A.Z. Çajupi” Korçë. Radiotelevizini regjistroi shfaqjen e Fierit. U emetua vetëm njëherë, pastaj u ndalua pa zhurmë. U botua në serinë e dramave dhe komedive nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tirane, 1978
  5. Një verë e thatë, - dramë e luajtur nga trupa amatore e Mjeteve Mësimore Tiranë në Olimpiadën e Tiranës. Regjisor Arben Imami. E pabotuar.
  6. Teatri në kohën e krizës, - Ese, artikuj dhe recencione për shfaqjet e trupave profesioniste gjatë periudhës 1974-1985. Shtëpia Botuese “Horizont” Tiranë 2001
Drama, Komedi rinore, Pjesë për kukulla
  1. Zani-Partizani – Drama u vu në skenë nga Teatri “A. Moisiu” i Durrësit, regjisor Vangjel Heba; nga Teatri Migjeni i Shkodrës, regjia Violeta Sekuj, nga Teatri i Gjirokastrës dhe nga Teatri i Elbasanit. U realizua si teledramë nga Teatri i Durrësit në bashkëpunim me RTVSh. U botua nga ShBNF Tiranë, 1981
  2. Lenini mes fëmijëve – Drama u shkrua me porosi të Pallatit të Pionierëve Tiranë për të aktivizuar aktorin Lazër Filipi, i cili e kishte të gatshëm rolin e Leninit që nga shfaqja “Orët e Kremlinit.” U vu në skenën e Teatrit Popullor nga Agim Qirjaqi, më 1982. U botua te vëllimi “Zani Partizani,” Tiranë, 1981
  3. Luftëtari më i ri – Dramatizim i novelës së një autori prej Danimarke, Botuar te vëllimi “Zani-Partizani” Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1981
  4. Talent i rrallë, - komedi - Botuar te buletini “Skena e Fëmijëve.” U vu në skenë nga Teatri i Kukullave Sarandë. Regjisor Taqo Lepuri. 1980
  5. Këpuca që në det - pjesë për kukulla. U luajt nga Teatri i Kukullave Tiranë. Regjisore, Lavdie Toro.
  6. Postblloku - pjesë për kukulla. Luajtur nga Teatri i Kukullave Tiranë. Regjia, Lavdie Toro.
Skenarë filmash artistikë dhe vizatimorë
  1. Era e ngrohtë e thellësive – Skenar sipas sinopsit të përgatitur nga Vladimir Prifti mbi bazën e tregimit tim “Minatori plak.” Filmi i parë i Televizionit shqiptar realizuar nga regjisor Vladimir Prifti.
  2. Kush vdes në këmbë – skenar pas sinopsit të Vladimir Priftit për jetën dhe veprën e Petro Nini Luarasit. U realizua nga Kinostudioja Shqipëria e Re, me regjizurën e Vladimir Priftit. Tiranë, 1984
  3. Tre vete kapërcejnë malin –film artistik sipas tregimit tim me të njëjtin titull. Skenari Naum Prifti dhe Valter Filen. Film i Kinostudios Shqipëria e Re, u realizua nga regjisori Besim Kurti. Një film tjetër me këtë subjekt e po me këtë titull u realizua në Prishtinë.
  4. Tre vete kapërcejnë malin –film artistik nga Kosova-film. Regjisor Besim Sahatçiu, skenari Skender Blaka.
  5. Fejesa e Blertës, - Kinokomedi muzikore mbi bazën e komedisë “Dasmë pa nuse.” Skenari Roland Gjoza, Naum Prifti. Redaktori Nexhati Tafa, në fakt kreu punën më të madhe për skenarin. Me që regjisori I. Zhabjaku pati atak kardiak, regjisurën e vazhdoi Besim Kurti. Kompozitor Avni Mula. Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë, 1984
Shënim 1. Me subjektin e tregimit tim NJERIU QE NDIQTE KUAJT u realizua filmi artistik “Pylli i Lirisë.” Skenari, Kiço Blushi. Regjisor Gëzim Erebara. Filmi u realizia nga Kinostudio Shqipëria e re. Mbi bazën e subjektit të tregimit tim “Litar i zjarrtë” regjisorët Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muça realizuan filmin artistik “Tokë e përgjakur.” Rikard Ljarja shfrytëzoi tregimin tim “Mjeku i lokalitetit” për skenarin dhe filmin e tij, pa e përmendur burimin nga e kishte marrë.
  1. Themistokli Gërmenji, - Skenar për jetën dhe bëmat e patriotit Themistokli Germenjit që shpëtoi Korçën nga aneksimi grek. Skenari u aprovua nga Këshilli Artistik i Kinostudios dhe në bazë të ligjit, tërhoqa paradhënien. Filmi nuk u realizua për shkak se regjisori i piketuar Piro Milkani, ishte i okupuar me një skenar tjetër. Besim Kurti u tregua i gatshëm ta merrte përsipër, por Këshilli artistik i Kinostudios hezitoi t’ia besonte regjisurën.
  2. Mimoza pyeti zemrën – Vodevil (bashkëpunim me Tonin Milotin), luajtur nga Estrada e Tiranës. Regjisor Gjergj Vlashi, kompozitor Aleksandër Lalo.
  3. Me kamzhikun e satirës, -Libret estrade (bashkëpunim me Tonin Milotin), kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Fanolit. U vu në skenë nga Estrada e Tiranës, regjia Gjergj Vlashi, Tiranë, 1982
  4. Pika e Ujit – Skenar filmi vizatimor. Regjisor dhe piktor Vlash Droboniku. 1976.
  5. Arushi hap tokë të re, - skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1979
  6. Bishti – Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shq. e Re. Tiranë, 1982
  7. Ketri ndihmon shokun, - Skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1985
  8. Zogu dhe hija e tij - Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1991
  9. Bijtë e Shqipes – Libret baleti. Në konkursin kombëtar të vitit 1974 vepra u nderua me çmimin e parë. Një kopje gjendet në dorëshkrimet e mia.
PËRKTHIME
  1. Katër stinët me përralla - Autorë të ndryshëm (Përkthim dhe adaptime nga italishtja) Shtëpia Botuese Naim Frashëri,Tiranë, 1982
  2. Princi i Vogël (Le petit Prince) - Exuperi, Antoine de Saint (Përkthyer nga frëngjishtja) Botim Toena, Tiranë, 2000
  3. Gjiganti i madh i mirë (The Big Fairy Giant) - Dahl, Roald (Shqipëruar nga anglishtja) Shtëpia Botuese Naim Frashëri,Tirane, 1990. U ribotua Shtëpia Botime Çabej, Tiranë, 2002
BIOGRAFI, SHKRIME PUBLICISTIKE, STUDIME
  1. Shekulli 21 (shkrime nga 25 autorë të fushave të ndryshme shkencore për të ardhmen e atdheut.) Koordinator dhe redaktor, - Sponsorues Dino Asanaj, Gjonlekaj Press New York, 1996
  2. Kombi – Rrugët e Bashkimit Kombëtar –Koordinator dhe redaktor tok me Muhamet Mjekun,. Spons. D. Asanaj e B. Selimaj, Botim Onufri, Tiranë 1997
  3. Larg dhe pranë Shqipërisë (Biografi e Ekrem Bardhës), Onufri Tiranë, 2002
  4. Josif Pashko, biri trim i Kolonjës -fitoi çmim në konkursin e Ushtrise (1979). E pabotuar.
Letërsi didaktike
  1. Edukata morale dhe politike 5 - (së bashku me Adil Zekën). Tekst praktik për klasën e 5-të të shkollës 8-vjeçare. Botim i Librit Shkollor Tiranë, 1979
  2. Edukata morale dhe politike 6 - (së bashku me Adil Zekën). Tekst praktik për klasën e 6-të të shkollës 8-vjeçare. Botim i Librit Shkollor Tiranë, 1980
  3. Edukata morale dhe politike 7 - (së bashku me Adil Zekën). Tekst praktik për klasën e 7-të të shkollës 8-vjeçare. Botim i Librit Shkollor, Tiranë, 1981
  4. Edukata morale dhe politike 8 – (së bashku me Adil Zekën). Tekst praktik për klasën e 8-të të shkollës 8-vjeçare. Botim i Librit Shkollor Tiranë, 1982
(Ribotimi i tyre vazhdoi disa vjet me radhë).
  1. Leximi 1 Për klasën e I të shkollës 8-vjeçare. (Bashkëautor me Bekim Harxhin dhe Ivoni Reson.) Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi dhe Shpresa Dhimitruka. Për herë të parë hyri në sistemin e shkollës Libër Leximi për klasat e para. Konsulent, Kolë Xhumari. Botim Libri Shkollor Tiranë 1983
  2. Leximi 2 Për klasën e 2-të të shkollës 8-vjeçare. (Bashkëautor me Bekim Harxhin dhe Ivoni Reson). Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi. Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor Tiranë 1984
  3. Leximi 3 Për klasën e 3-të të shkollës 8-vjeçare. (Bashkëautor me Bekim Harxhin dhe Ivoni Reson). Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi. Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë 1985
  4. Leximi 4 Për klasën e 4-t të shkollës 8-vjeçare. (Bashkëautor me Bekim Harxhin dhe Ivoni Reson. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi.) Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë 1986
Shënim 2: Këtu përmenden vetëm librat, librat për fëmijë (përrallat e botuara si vëllime më vete) dhe veprat që kanë fituar çmime të ndryshme në konkurse kombëtare, por që për arsye të ndryshme nuk janë botuar ose skenuar.
Tregimet e autorit janë përkthyer e botuar anglisht, frëngjisht, rusisht, italisht, gjermanisht, arabisht, bullgarisht, pa llogaritur përkthimet e botuara te revista “NEW ALBANIA.”
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Related Posts: