Në Indian Wells ai kishte triumfuar edhe tri herë më parë, mirëpo në vitet e largëta 2004, 2005 dhe 2006.
“Në një moment në këtë turne nuk i jepja vetes gjasa për titull. Nuk kam qenë mirë me shëndet dhe jam munduar shumë gjatë përballjeve”, ka thënë Federer.
Për të arritur deri te ky titull, në raundet e fundit zvicerani ka mposhtur Del Potron, Nadalin dhe në finale Isnerin.





