Fabula Luani dhe miu
Njëherë një luan i madh po flinte. Një mi i vogël po vraponte afër tij dhe e
zgjoi:
- Ti do të jesh darka ime sot, - tha i nervozuar luani.
- Jo, të lutem, më lësho, - iu lut duke qarë miu. - Ndoshta ndonjë ditë ti
mund të kesh nevojë për mua.
- Ti je shumë i vogël për të më ndihmuar, - qeshi luani.
Por megjithatë e la të ikte. Më vonë miu dëgjoi luanin duke ulëritur. Ai shkoi
të shihte çfarë po ndodhte dhe e pa luanin të lidhur me një litar. Me shpejtësi
filloi të priste litarin me dhëmbët e tij të mprehtë. Luani u lirua.
- Faleminderit, o mi i vogël! - i tha luani. - Tani po e kuptoj se ajo që më the
ti ishte shumë e vërtetë.
fabula luani dhe miu, miu dhe luani fabula shqip, luani shqip, fabule shqip, luani fabule shqip, fabula shqip, luani dhe miu fabula shqipe, fabula te bukura shqipe, luani dhe miu fabula,