Mysafirët zhvilluan një gjysmë të parë dominuese duke arritur të shënojnë një herë.
Pas një goditjeje të lirë nga Lionel Messi, Alexis Sanchez vetëm e preku topin për ta plasuar në rrjet (25’).
Në gjysmën e dytë, vendasit tentuan që ta kthenin lojën në favor të tyre, ndërsa një lehtësim për ta ishte edhe përjashtimi i Thiago Alcantaras me kartonin e dytë të verdhë (57’).
Megjithatë, përkundër këtij përjashtimi, Blaugranët vazhduan të impononin lojën e tyre dhe të shfaqeshin të rrezikshëm, por edhe të shënojnë.
Edhe goli i dytë i Barcës u ndërtua nga Leo Messi, i cili goditi shtyllën, ndërsa Gerard Pique ishte aty për të shënuar (79’).
Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet vetëm tre pikë prapa Real Madridit që zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Real Sociedadit.





