Dzeko me përbuzje kishte thënë se ai nuk njihte asnjë lojtar të Sportingut, pasi City kishte mposhtur Porton në rundin e kaluar të garës evropiane.
Manchester City sonte do të udhëtojë edhe një herë në Portugali, kësaj here në Lisbonë, për ndeshjen e radhës në Europa League, dhe portugezët dëshirojnë që Dzekos që nga sot t’i mbajë mend emrat e tyre.
“E njoh Dzekon shumë mirë. Kam luajtur kundër tij dhe falë Zotit e kemi mposhtur kur Portugalia mposhti Bosnjën me rezultat 6-2 në nëntorin e kaluar. Ne jemi Sporting dhe nesër (sot) ai do t’i njohë më mirë lojtarët e Sportingut, për vullnetin dhe luftën tonë”, ka thënë portieri i Sportingut, Rui Patrício.