“Unë e bëra më të mirën dhe Andre e di këtë. Unë nuk kam komplotuar kundër tij dhe të gjitha vendimet që i kemi marrë, i kemi marrë bashkë”.
“Gjithmonë jam sjellë me profesionalizmin maksimal dhe me besnikëri ndaj klubit, stafit, skuadrës dhe tifozëve”.
“Unë e meritoj rolin tim të ri. Si mund të hezitosh kur të jepet mundësia të drejtosh njërin nga klubet më të rëndësishme në botë?”.
“Të gjithë menaxherët e rinj në mënyrë të pashmangshme zëvendësojnë një koleg kur gjërat shkojnë keq dhe rezultatet nuk janë ashtu si priten. Kjo është natyra e futbollit”, ka deklaruar italiani për Eurosport-Yahoo!.





