Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në stadiumin St. Andrew përfundoi pa gola.
Juan Mata i kaloi mysafirët në epërsi (54’), ndërsa pas një ore lojë, Raul Meireles e dyfishoi epërsinë.
Mata pati rast që ta ngritë edhe më shumë avantazhin, mirëpo dështoi të shënonte nga pika e bardhë (70’).
Është ky një fillimi i mbarë i Roberto Di Matteos si trajner i Chelseat që në raundin tjetër do të luajë kundër Leicester Cityt.