Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i klubit portugez, ka qartësuar qëndrimin e gjigantit duke theksuar edhe njëherë klauzolën si problemin kryesor që Chelsea duhet ta tejkalojë për Hulk.
“Unë e kam thënë edhe më parë, ne nuk duam të shesim Hulk, prandaj Chelsea duhet ta aktivizojë klauzolën. Ne e dimë se ka shumë interesim nga Europa, por lojtari më ka thënë se preferon Chelsean”, theksoi Da Costa.





