Anekdotat janë tregime shumë të shkurtra, në të cilat me një humor të këndshëm e të pasur vihen në dukje të metat e përgjithshme njerëzore; qëndrimet, sjelljet dhe dobësitë e njerëzve të privilegjuar në shoqërinë me klasa.
Ato janë dëshmi e zgjuarsisë dhe e mendjemprehtësisë natyrore të popullit që i tregon.
Bashkë me humorin jepen ngjarje reale dhe historike.
Populli ynë shquhet për mendjemprehtësi dhe tregon anekdota të llojllojshme.





