“Duhet ta mbajmë portën të pastër. Nëse mund të bëjmë këtë, atëherë kualifikohemi, pasi nëse pranojmë gol do të thotë se duhet të shënojmë tri herë për të siguruar vetëm vazhdimet”.
“Kjo është punë e vështirë për t’u bërë, pasi ata shënojnë gola në çdo ndeshje. Ata shënuan gjashtë gola të premtën dhe kështu janë shumë të frikshëm. Sidoqoftë, jam përballur me shumë situata të vështira në jetën time, e kjo s’do të jetë ndonjë problem i madh”, theksoi portieri çek.





