“Nuk shqetësohem se çfarë thotë Guardiola. Për mua është me rëndësi ajo që thotë trajneri ynë dhe si ndihemi ne”.
“Ne asnjëherë nuk kemi thënë se e kemi fituar kampionatin dhe ne duhet ta mbrojmë vendin tonë në çdo ndeshje”.
“Ne kemi përpara disa ndeshje të vështira dhe duhet të përqendrohemi në secilën një nga një. Ne duam të fitojmë sërish”, ka deklaruar Casillas për EP.
Pas barazimit ndaj Malagas, Real Madridi ka tetë pikë më shumë se Barcelona, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Villarrealit.





