25-vjeçari u lëndua në takimin ndaj Villarrealit në mesjavë, ndërsa nuk luajti në takimin e të shtunës ndaj Real Sociedadit.
Ndërsa, sipas informatave të fundit, ai nuk do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Nga ana tjetër, Angel Di Maria është në fazat e fundit të riaftësimit dhe pritet që të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos, derisa Xabi Alonso do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.





