Huntelaar ka shënuar 40 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat për Schalken dhe forma e tij fantastike sigurisht se ka rënë në syrin e bavarezëve, të cilët kanë filluar tratativat e para me holandezin.
Schalke mund të mos jetë e interesuar për të shitur ish-sulmuesin e Milanit, por Bayerni është duke e menduar një ofertë prej 20 milionë eurosh për ta transferuar reprezentuesin holandez.