Katalanasit janë ndalur në një barazim pa gola në sfidën e zhvilluar të mërkurën dhe pothuajse të gjithë, duke përfshirë edhe Guardiolën dhe Messin, kritikuan gjendjen e fushës në San Siro, duke thënë se ajo iu përshtat vetëm lojës së Milanit.
UEFA pritet që së shpejti të kërkojë sqarime nga Milani për gjendjen e fushës në sfidën ndaj Barcelonës, teksa priten edhe masa të tjera ndëshkuese ndaj klubit Rossoner.





