Zikaltrit kanë regjistruar shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit dhe pas barazimit ndaj Catanias gjenden 17 pikë larg liderit të Serie A, Milan.
Performancat e dobëta të Interit kanë bërë që t’i luhatet karrigia trajnerit aktual, ndërkohë që bastoret tashmë e kanë vënë Villas-Boas në krye të listës së trajnerëve që mund ta marrin drejtimin e ekipi nga Meazza.