Artan Fuga - Rrota e mundimit



Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës.
Autori:
Artan Fuga
Titulli:
Rrota e mundimit
Gjinia:
Filozofik
Çmimi:
850 Lekë
Nr. faqesh:
414
ISBN:
978-99943-0-028-0




Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. Ato anë që rre-gullojnë shoqërinë, bazat e vërteta të saj, mbeten thuajse në heshtje. I mbulon ligji i heshtjes. Fjalët që thuhen shpesh nuk janë veçse eufemizma duke i dhënë të shprehurit njerëzor një përmasë të thekshme hipokrizie. Ne e quajmë veten «qytetarë», ndërkohë që mund të thërriteshim «konkurrentë» në një botë ku gjithkush dëshiron të jetë më mirë se të tjerët. Askush nuk i tregon burimet e pasurisë së vet. Si e bleu vilën? ......