Allegri: Të harrojmë golin e anuluar

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të harrojnë golin e anuluar në mënyrë kontraverse ndaj Juventusit, pasi e konsideron pivotale ndeshjen ndaj Palermos të shtunën.

“Ekipi luajti shumë mirë ndaj Juventusit, ku u paraqitën gjëra që ndodhin rallë në botën e futbollit. Por, ekipi definitivisht ka dalë më i fortë nga sfidat me Arsenalin dhe Juventusin”.

“Tani duhet të fokusohemi për ndeshjen ndaj Palermos. Nuk kemi fituar që gjashtë vjet ndaj Palermos në Renzo Barbera”, u shpreh Allegri.

Related Posts: