“Ne do të përballemi me ekipin më të mirë në botë, por ne mund të bëjmë mirë ndaj tyre sepse jemi përmirësuar shumë që prej takimit të fundit”.
“Këto ndeshje ndaj Barcelonës do të sjellin më të mirën e Milanit. Le të shohim këtë nga një perspektivë tjetër – ne kemi rastin për të arritur në finale nëse i eliminojmë”, ka theksuar Allegri pas shortit.





