Corriere dello Sport raporton se Nerazzurrët janë të paepur ta përforcojnë skuadrën para sezonit 2012/13, pas një sezoni për t’u harruar, dhe drejtori sportiv Marco Branca e sheh 25-vjeçarin si një shtesë të përkryer.
Ish-ylli i PSV ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2015, por Interi shpreson katalanasit të jenë të hapur për shitjen e lojtarit, pas daljes në skenë të Cristian Tello dhe Isaac Cuenca nga akademia e të rinjve.
Afellay iu bashkua Barcelonës nga PSV në janar të vitit 2011 dhe fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë. Por mesfushori ka kaluar gjashtë muajt e kaluara jashtë fushe për shkak të lëndimeve. Ai mund të rikthehet në fushë në disa javët e ardhshme.





