Zenga pasues i Ranierit?

Strategu italian dhe legjenda Nerazzure, Walter Zenga, është duke u përfolur si zëvëndësues i trajnerit aktual të Interit, Claudio Ranieri.

Zenga shihet si pasues i Ranierit në rast të dështimit të Interit për ta eliminuar Marseillen nga Liga e Kampionëve, ndërsa zhgënjimin për disfatën tashmë e ka shprehur ish-trajneri i Palermos.

“Nuk ka mbaruar ende asgjë, Interi nuk duhet të dorëzohet”, tha Zenga.