Zambia kampion i Afrikës

Përfaqësuesja e Zambisë ka arritur që të triumfojë në Kupën e Kombeve të Afrikës pasi në finale të kësaj gare ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penaltive përballë Bregut të Fildishtë.
Gjysma e parë e ndeshjes në Stade d'Angondje në Libreville ishte shumë e varfër sa i përket rasteve dhe dy skuadrat u kënaqën me rrjetat e paprekura.Në fraksionin e dytë përmendim një dështim të Didier Drogbas nga pika e bardhë (71’). Gervinho u ndal me ndërhyrje brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe arbitri akordoi penalti, mirëpo sulmuesi i Chelseat e dërgoi topin mbi portë.
Koha e rregullt u mbyll pa gola, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për të përcaktuar fituesin.
Edhe pas vazhdimeve nuk pati gola dhe kjo bëri që penaltitë të vendosnin për kampionin.
Ndërkaq, pas ekzekutimit të penaltive të shumta, në fund Gervinho (Bregu i Fildishtë) dështoi, kurse Stopilla Sunzu (Zambia) realizoi dhe në këtë mënyrë befasia e kësaj gare- përfaqësuesja e Zambias shpallet kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës.