“Conte ka punuar mirë, vërtet mirë. Është befasi pasi mendova se ai do të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u adaptuar te Juventus dhe me projektin e ri”.
“Do të prisja që ai të përballej edhe me më shumë probleme në pozitën e tij të re. Por gjithçka po i shkon mirë. Ai po përballet me gjërat në mënyrë inteligjente, duke filluar nga zgjidhjet që ka bërë në tregun e transferimeve”, ka thënë francezi për Tuttosport.





