Mijëra tifozë të Masryt pushtuan stadiumin vetëm disa sekonda pas ndeshjes. Derisa disa festonin, të tjerët i sulmuan tifozët dhe lojtarët e ekipit kundërshtar.
Tifozët vendas i kanë rrethuar tifozët dhe lojtarët e Al-Ahlyt duke i gjuajtur me gurë dhe me shishe.
Disa nga lojtarët mysafirë janë ankuar se sigurimi nuk i kishte mbrojtur ata, ndërkohë të tjerë kanë thënë se nuk do të luajnë më futboll pas kësaj dhune.