Argjentinasi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me ‘pasanikët’ që nga shtatori kur refuzoi të inkuadrohej ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Më pas, ai shkoi drejt Argjentinës pa lejen e klubit dhe dëshironte të transferohej në ndonjë skuadër tjetër.
Megjithatë, meqë kjo nuk ndodhi, Tevez pritet të kthehet te City dhe të fillojë të luajë sërish për klubin pronësi e të cilit është.





