Suarez kërkon falje

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka kërkuar falje për sjelljen e tij në Old Trafford.
Suarez pranon se ai duhej t’ia kishte shtrënguar dorën Patrice Evra para fillimit të ndeshjes në Old Trafford të fillonte.

“Kam biseduar me menaxherin (Kenny Dalglish) që nga ndeshja në Old Trafford dhe kam kuptuar se i kam bërë gjërat keq”.

“Thjesht e kam lënë atë në baltë, por po ashtu klubin dhe gjithë prapa meje dhe më vjen keq. Kam bërë gabim dhe pendohem për atë që kam bërë”.

“Duhej t’ia kisha dhënë dorën Patrice Evras para ndeshjes dhe doja t’i kërkoj falje për veprimet e mia. Do të doja që gjithë kjo ngjarje të mbetet prapa dhe të përqendrohem të luaj futboll”, ka thënë Suarez.