“Kurrë nuk ka pasur kontakt konkret me Manchester United. Unë shoh gjithçka, nuk jam i verbër, por nuk ka asgjë konkrete tani për tani”.
“Jam i lumtur te Interi, por do të shohim. Unë aktualisht nuk kam kontakt me klubet tjera dhe jam duke jetuar sot për nesër. Nëse në ditën e fundit të afatit kalimtar do të kishte arritur ndonjë ofertë, ndoshta do të isha larguar. E vërteta është se te Interi ndihem si në shtëpi, por unë nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, ka thënë holandezi.





