37 vjeçari u rikthye në mënyrë sensacionale në ekipin e Djajve, por nuk arriti t’i shpëtojë nga eliminimi nga Liga e Kampionëve. Sidoqoftë, të ardhme të mirë në garën më prestigjioze evropiane për rivalët lokal nuk sheh ikona e United, pasi mendon se City është ekip arrogant.
“Shpresoj që ata të mos fitojnë asgjë. Dhe nuk mendoj se ata do ta fitojnë Ligën e Kampionëve. City e ka kuptuar se sa vështirë di të jetë Liga e Kampionëve. Mendoj se ata shkuan në këtë garë me arrogancë. Ata kanë luajtur ndaj ekipeve kualitative. Nuk është sikur Europa League”, theksoi Scholes.





