Rooney të bëhet realizuesi më i mirë te United

Wayne Rooney ka lënë të kuptohet se planifikon të qëndrojë edhe shumë kohë te Manchester Unitedi dhe dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Djajve të Kuq.
Futbollisti anglez ishte vendimtar në fitoren prej 2-1 ndaj Liverpoolit, pasi shënoi të dy golat e United, ndërsa në këtë mënyrë arriti Joe Spence në vendin e gjashtë, në listën e realizuesve më të mirë të klubit. Të dy kanë nga 168 gola të shënuar.

“Sapo e pash se jam golashënuesi i gjashtë në histori të Manchester Unitedit. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por jam jashtëzakonisht krenar. Qëllimi im është që të fitoj shumë trofe dhe të bëhem golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te klubi. Kjo do të ishte e çuditshme... Edhe 81”, ka shkruar 26-vjeçari në Twitter.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Manchester Unitedi është Bobby Charlton me 249 gola.