Mediumi portugez Punto Pelota ka zbuluar një video bisedë të shkurtër mes Ferdinandit dhe Ronaldos, pas fitores së Real Madridit ndaj Racing Santander, ku qartë shihet dëshira e Ronaldos për t’u kthyer në Old Trafford.
I pyetur nga Ferdinand nëse Ronaldo do të rikthehet në Old Trafford, CR7 tha: “Miku im, kurrë nuk i dihet”.
Ronaldo po ashtu i premtoi Ferdinandit se do ta thyejë edhe një herë rekordin e golashënuesit më të mirë këtë sezon: “A do ta thyej rekordin tim? Sigurisht njeri!”.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në La Liga me 28 gola në 24 paraqitje dhe është i ndjekur nga Lionel Messi që ka 27 gola të realizuar.