Një autogol i Jonny Evans (36’) i kaloi vendasit në epërsi dhe ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.
Mata ishte i përfshirë edhe në golin e tretë të Chelseat, pasi asistoi te David Luiz, i cili e trefishoi avantazhin (51’) dhe shumëkush mendoi se ndeshja ishte tashmë e fituar, por kështu nuk menduan Djajtë e Kuq.
Një ndërhyrje në Patrice Evran u ndëshkua me penalti, ndërsa Wayne Rooney ishte i saktë nga pika e bardhë (58’).
Tjetër penalti për mysafirët nxori Danny Welbeck, ndërsa sërish i pagabueshëm ishte Rooney (69’).
Një pikë Unitedit ia siguroi Javier 'Chicharito' Hernandez, i cili pranoi një top nga Ryan Giggs për ta barazuar rezultatin (84’).
Manchester Unitedi mbetet dy pikë prapa liderit Manchester City, ndërsa Chelsea pozicionohet në vend të katërt me një pikë më shumë se vendi i pestë, të cilin e mban Newcastle United.