Porto e kishte epërsinë pas pjesës së parë me anë të Varelas, i cili shënoi me ndihmën e Hulk për 1-0 (28’).
Sidoqoftë, në pjesën e dytë City iu rikthye dominimit dhe arriti ta rikthejë edhe rezultatin. Alvaro Pereira fillimisht me një autogol barazon rezultatin (55’), para se Sergio Aguero të shënojë (85’) për 2-1 dhe fitoren e madhe në udhëtim të Cityt.
Mehmet Topal nga ana tjetër shënoi golin e vetëm të sfidës së zhvilluar në Britannia Stadium (36’), ku fituese doli Valencia.
Me këto rezultate Valencia dhe Manchester Cityt janë shumë pranë kualifikimit në 1/8-ën e finales së Europa League.





