Redknapp i ngazëllyer me fitoren ndaj Wiganit

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ishte i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme ndaj Wigan Athletic.
Londinezët shënuan fitore falë dy golave të Gareth Bale dhe një goli të Luka Modric, për t’iu afruar në pesë pikë kreut të tabelës, që ndahet nga dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United.

“Jam i kënaqur. Ne jemi rikthyer sërish. Vazhdoj të shikoj të diferencën në mes nesh. Ne jemi 13 pikë para Arsenalit tash – është një avantazh i këndshëm”, ka thënë Redknapp