Redknapp: E marr Anglinë ‘part-time’

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Spursat, por se do të pranonte të menaxhonte Anglinë përkohësisht në bazë ‘part-time’ gjatë kampionatit evropian.
“Part-time’? Mendoj se është e mundur për Euro 2012. Por, mendoj se nuk është e mundur që të menaxhoj në mënyrë afatgjate klubin dhe kombëtaren”.

“Është e vështirë të menaxhosh në Ligën Premier pa pasur ndonjë brengë për kombëtaren. Ju duhet të shikoni lojtarët se në çfarë forme janë, do të kërkoni ta shikoni kundërshtarin”, ka thënë Redknapp.

Related Posts: