Mbretërit ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë, në të cilën arritën të shënojnë një herë.
Një krosim nga këndi të Mesut Ozil e shfrytëzoi për mrekulli me kokë mbrojtësi Sergio Ramos, i cili e la të pa shpresë portierin Moya (18’).
Në fraksionin e dytë, mysafirët ishin edhe më dominues duke krijuar raste të shumta shënimi, mirëpo mungoi konkretizimi, ashtu që goli i pjesës së parë rezultoi i vetmi në këtë përballje.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka dhjetë pikë më shumë se Barcelona që luan përballë Real Sociedadit në kuadër të kësaj jave.