Reali nuk do ta shesë Pepen

Real Madridi raportohet se vazhdon të jetë në mbështetje të mbrojtësit Pepe dhe nuk e ka në plan të heqë dorë nga ai.
Kundërthëniet në Kupë kundër Barcelonës kanë hedhur dyshime në të ardhmen e Pepes me Real Madridin dhe ai është lidhur me një transferim te Chelsea.

Por Marca raporton se kualitetet e Pepe në fushë ende vlerësohen lartë nga drejtuesit e Realit andaj ata nuk kanë plane ta largojnë atë nga skuadra.

Portugezi ka kontratë me gjigantët spanjoll deri në verën e vitit 2016.