Ishte kjo një fitore relativisht e lehtë e Los Blancos, të cilët po marshojnë sigurt drejt titullit të Spanjës.
Në gjysmën e dytë, Angel Di Maria shënoi një gol brilant (73’) dhe tashmë dihej se kush është fituesi.
Megjithatë, Karim Benzema shënoi edhe një herë (89’) për kënaqësinë e tifozëve madrilenë pas asistimit të Sami Khediras.
Kjo fitore e distancon Real Madridin në 13 pikë kundrejt Barcelonës që të dielën zhvillon ndeshjen e vështirë ndaj Valencias.





