Portugezi shpesh bëhet shënjestër e mediave për veprimet e tij agresive dhe aktrimin që e bën gjatë ndeshjeve.
“Mediat më paraqesin si vrasës. Për mua më e rëndësishme është që t’i mbroj ngjyrat e Real Madridit. Kur ec nëpër rrugë shumë njerëz më tregojnë se ende më duan”, ka thënë Pepe për Canal+.
Ai ka folur edhe për trajnerin Jose Mourinho, për të cilin ka thënë se beson që do të qëndrojë te Los Blancos, përkundër spekulimeve për largimin e tij.





