Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Ennio Tardini i takoi skuadrës mysafire, megjithatë Bianconerët nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen vendase.
Edhe në pjesën e dytë, lojtarët e Juves luajtën më mirë, megjithatë nuk arrinin t’i konkretizonin rastet e tyre të shumta, sidomos në periudhën e fundit të ndeshjes.
Në këtë mënyrë, Juventusi nuk e shfrytëzoi rastin për ta kthyer kreun e tabelës, por mbetet një pikë prapa Milanit, edhe pse Zonja e Vjetër ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.