Një agjendë e re europiane për rritjen ekonomike

 Nga Philippe Legrain


 

Vetëm masat shtrënguese nuk mund ta zgjidhin krizën ekonomike dhe financiare të Europës. Rritja ekonomike dhe punësimi duhet të nxiten dhe të mbështeten me të njëjtin zell. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian tashmë  e kanë kuptuar këtë gjë: çështja mbi stimulimin e rritjes ekonomike në vitin 2012 zuri vendin kryesor në agjendën e takimit të Këshillit Europian më 30 janar. Por pyetja e madhe që shtrohet është: Si?

 

Bruxelles

Nevoja për veprim të menjëhershëm është e qartë. Ekonomia e eurozonës në tre muajt e fundit të vitit 2011 pësoi tkurrje; madje edhe ajo e Gjermanisë u rrudh. Ky viti i ri po duket i zymtë. Franca është në një linjë të sheshtë (siç është edhe Britania). Italia dhe Spanja janë zhytur në recesion të thellë. Greqia është në vitin e pestë të një rënieje. Papunësia në eurozonë është në një lartësi  rekord, me pothuajse një në dy të rinj të papunë në Spanjë dhe Greqi.
 Zmbrapsja ekonomike është e frikshëm: asketizmit (masat shtrënguese) fiskale, normat e larta të interesit jashtë normave të vendeve AAA, ndërprerja e kredive nga bankat, dobësimi i investimeve në sektorin privat dhe rënia e eksporteve si pasojë e rënies së kërkesës globale.Deri sa të rinisë rritja ekonomike, çdo tentativë për stabilizim financiar do të jetë jashtëzakonisht e brishtë. Recesioni do të godasë bilancet e bankave dhe qeverive tashmë të dobëta, duke rritur presionin për një shlyerje më të shpejtë të borxhit. Por, ndërkohë që  rikuperimi gradual është thelbësor, shkurtimet e menjëhershme dhe të thella janë vetë-shkatërruese; reduktimet e mëdha të kreditimit privat dhe shpenzimeve të qeverisë do të shkaktojnë një rënie akoma më të thellë – duke krijuar kështu një spirale vicioze. Prandaj është me rëndësi jetike t’i jepet një shtytje e fortë  rritjes ekonomike  .
Deri tani, agjenda mbi rritjen ekonomike  ka konsistuar kryesisht në reforma strukturore, të cilat janë thelbësore për rritjen e produktivitetit dhe fleksibilitetit të ardhshëm. Kriza ofron një mundësi politike për lëvizje të guximshme në këtë front në shumë vende, por reformat strukturore në përgjithësi nuk do të gjenerojnë rritje dhe vende pune të menjëhershme.
Në të kundërtën, shkurtimi i vendeve të punës me pak produktivitet, për shembull, do të  rriste papunësinë, do të rriste shpenzimet e qeverisë dhe do të  zvogëlonte shpenzimet private. Dhe, për shkak se kërkesa është në depresion, kreditimi ka pakësuar ofertën dhe pengesat për ndërmarrje të reja janë të shumta. Do të duhet shumë kohë deri sa bizneset të krijojnë vende pune me më shumë produktivitet. Me pak fjalë, vetëm reformat strukturore nuk do të mjaftojnë për të nxitur rritjen në vitin 2012.
Në vend të kësaj, fokusi i menjëhershëm duhet të jetë mbi shtimin e investimeve dhe eksporteve në ekonomitë deficitare - të tilla si Franca, Italia dhe Spanja (dhe Mbretëria e Bashkuar) – dhe mbi stimulimin e konsumit në vende me suficit të tilla si Gjermania dhe Holanda. Banka Qendrore Evropiane ka vepruar me vendosmëri për të mbështetur bankat evropiane, tani ajo gjithashtu duhet të mbështesë  ekonominë reale. Ndërsa normat zyrtare të interesit janë vetëm 1%, shtete si Spanja paguajnë më shumë se 5% për të marrë hua për dhjetë vjet, ndërsa bizneset e besueshme në Itali mund të marrin kredi vetëm me norma ndëshkuese. Pra, BQE duhet të bëjë më shumë për të zhbllokuar mekanizmin për politikën monetare; Autoriteti Bankar Evropian duhet të dekurajojë shlyerjet e tepruara, duke insistuar që bankat  të rrisin shumat specifike të kapitalit në vend që t’i godasin ato më një normë të unifikuar prej 9% dhe kur është e nevojshme, qeveritë kombëtare duhet të ofrojnë garanci për huamarrjet nga bankat për bizneset e vogla dhe të mesme.
Ndërsa ndërhyrja në këto marrëdhënie financiare është jetike, qeveritë gjithashtu duhet të bëjnë më shumë për të rritur investimet. Ata duhet t’i japin prioritet masave për lehtësuar hapjen e një biznes, të heqin pengesat për të investuar kapitalin dhe të inkurajojë bizneset për të vazhduar investimet. Në nivelin e BE-së, Kapitali i Bankës Evropiane të Investimeve(BEI) duhet të jetë rritur në masë të madhe, siç tha  Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso gjatë fjalës së tij shtatorin e kaluar, kështu që BEI mund të financojë një valë të madhe investimesh pan-evropiane, sidomos në infrastrukturë.Rritja e eksporteve është gjithashtu thelbësore. Vendet deficitare duhet të bëhen më konkurruese, të rrisin produktivitetin duke shkurtuar kostot. Një monedhë më konkurrues do të ishte e mirëpritur: ashtu si kolapsi i sterlinës nga viti 2008 rriti eksportet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe një euro më e dobët do të ndihmonte ekonomitë e Mesdheut për të rifituar konkurrueshmërinë për eksportet e ndjeshme ndaj çmimit. Një zhvlerësim fiskal – ulja e tatimit të pagave dhe zëvendësimi i të ardhurave me një TVSH më të lartë - do të ndihmonte gjithashtu.
Vendet me suficit, gjithashtu, duhet të bëjnë pjesën e tyre, gjë që është në interesin e tyre. Ashtu si Kina duhet të lejojë renminbi ( monedhën e saj) të fuqizohet, në të njëjtën mënyrë edhe Gjermania – suficiti buxhetor i të cilës e kalon edhe atë të Kinës në bazë të PBB-së dhe në terma absolutë - ka nevojë për një normë më të lartë reale shkëmbimi. Kjo do të thotë se gjermanët duhet të fitojnë paga më të larta, në përputhje me produktivitetin e tyre në rritje, në mënyrë që ata të mund të bëjnë më shumë pushime në  Greqi dhe Spanjë. Nëse bizneset nuk përmbushin detyrimet, ulja e taksës mbi të ardhurat nuk do të funksionojë.
Kjo na çon në çështjen e politikave fiskale. Qeveritë që nuk mund të marrin hua me çmim të ulët (ose fare) nga tregjet nuk kanë asnjë mundësi për të shtrënguar rripat e tyre. Por ata duhet të ndjekin rrugën e konsolidimit të shpejtë sesa rrugën e pamenduar mirë të masave shtrënguese. Pra, ata duhet të mbështesin investimet në kualifikim dhe infrastrukturë, duke shkurtuar subvencionet dhe pagesat e transferimit. Ata gjithashtu duhet të nxjerrin ligje për reformat e ardhshme, sidomos për të inkurajuar njerëzit që të punojnë më gjatë.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja, qeveritë që mund të marrin hua me norma të paprecedenta të ulëta - 0% në terma realë mbi 10 vjet, në rastin e Gjermanisë - duhet të luajnë rolin e tyre në mbështetjen e kërkesës. A do të jetë me të vërtetë kaq e vështirë për të parë se si do të ulet TVSH-ja përpara zgjedhjeve gjermane vitin e ardhshëm?

*Philippe Legrain është një këshilltar i pavarur ekonomik i presidentit të Komisionit Evropian