Vendasit bënë një paraqitje mahnitëse në gjysmën e parë duke dominuar tërësisht, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan të parët.
Mirëpo, fuqia e vendasve u dëshmua me anë të Ezequiel Lavezzit, i cili pranoi një top nga Edinson Cavani dhe me një gol të bukur e barazoi rezultatin (38’).
Në gjysmën e dytë, mysafirët tentuan të ktheheshin në lojë, mirëpo këtë nuk e lejoi skuadra italiane.
Epërsia e napolitanëve ka mundur të jetë edhe më e lartë, mirëpo fati ishte në anën e Chelseat.
Ky rezultat e favorizon lehtësisht Napolin për të vazhduar tutje, megjithatë gjithçka është e hapur kur dihet emri i rivalit, i cili mund të përmbysë gjithçka në Stamford Bridge.