Goli i parë për Evertonin i ish-lojtarit të Manchester United, Darron Gibson, u tregua vendimtar për tre pikët e skuadrës vendase.
“Kjo mbase është një prej më të mirave. Është mirë pasi ishte në Goodison Park dhe për shkak të lojtarëve që na mungon dhe skuadrës të cilën e kishim përballë”.
“Andaj kjo do të thotë shumë për klubin dhe se si ne kemi arritur të rikthehemi dhe ta bëjmë këtë – lojtarët bënë një punë të shkëlqyeshme sonte”, ka thënë Moyes.





