Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme e lojtarëve me fanellat kuqezi në fraksionin e parë, ku arritën të shënojnë dy gola.
Zlatan Ibrahimovic dërgoi një top drejt Robinhos, ndërsa braziliani e dyfishoi epërsinë (38’) dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë, edhe pse Rossonerët kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë falë asistimeve të Ibras.
Për disa minuta në vazhdim ra tempi i lojës së vendasve, mirëpo aty ishte SuperIbra për të nxjerrë një penalti dhe për ta shënuar golin shumë të merituar në këtë mbrëmje (79’).
Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj faze të zhvilluar të mërkurën mbrëma, Zenit St. Petersburgu ka fituar me rezultat prej 3 – 2 përballë Benficas.





