Mancini: Tevez luan pas dy javësh

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se Carlos Tevez, është i mirëpritur te Manchester City dhe se ai mund të kthehet në aksion pas jo më shumë se dy javësh.

Bosi i Cityt ka konfirmuar se e ka lexuar kërkim faljen e Tevezit dhe takimi i tyre krucial është vendosur të ndodhë të enjtën pasdite.

“Unë kam thënë se ai ishte i vdekur pas ndeshjes ndaj Bayernit. Por, një javë më pas, unë e kam telefonuar dhe i thashë që t’u kërkojë falje të gjithëve e gjithçka do të harrohet’, - nuk kam ndonjë problem. Po, ai mund të luajë përsëri. Mendoj se ai ka nevojë për të stërvitur dy apo tri javë dhe më pas mund të luajë”, tha Mancini.